FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime, epidemia po politizohet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit të Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës nga qeveria në detyrë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se epidemia po politizohet nga qeveria aktuale mbi supet e shëndetin e popullit.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën.

Epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje!

RH”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?