Haradinaj kujton Shaban Shalën: Personazh i epokave më të ndritura të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar gjeneral Shaban Shala në tetë vjetorin e vdekjes. Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka thënë se Shaban Shala ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës. Për të Shala pas luftës ka kontribuar edhe në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së.

“Shaban Shala ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës. Para luftës ishte në organizimet atdhetare qe i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë u shqua si organizator dhe prijës i saj. I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë, do vazhdonte kontributin e tij në ndërtimin e vendit, me theks të veçantë themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së. 8 vite më parë, ai iu bashkua të vëllait dëshmor Bedriut e shumë bashkëluftëtarëve të tjerë, duke lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtet-ndërtuese, por duke mbetur përgjithmonë në kujtesën historike. Lum Atdheu që kishte burra si ai”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?