Haradinaj mesazh për Vuçiç: Mos guxo të nëpërkëmbësh Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zgjodhi 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit për t’i dërguar një mesazh të drejtëpërdrejtë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ish-komandanti iUÇK-së tha se askush nuk duhet të guxojë të nëpërkëmbë Kosovën, duke iu referuar hartës provokuese të Vuçiç.

“Atyre që bëjnë harta të Kosovës me simbole të tyre u themi se simbol i kësaj toke është populli që jeton këtu, ai popull që edhe pse e përzunë, u kthyen të gjithë në shtëpitë e veta, në gërmadha dhe e rikthyem jetën në Kosovë. Pra, askush mos të synon me nëpërkëmb Kosovën.

Kosova e ka një histori të gjatë qindravjeçare dhe Kosova edhe mijëra vjet do të mbetet e popullit të vet. Ndërsa nëse nuk na bëhet vendi i meritum në familjen e popujve, në familjen e shteteve, në këtë rast në OKB dhe NATO, ne kemi familje, shqiptarë. Ne kemi komb, ne do të kthemi aty ku kemi qenë e do të mbesim, pra shqiptarë.”, deklaroi Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?