FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Nuk flas me Hashim Thaçin prej kur u përplasëm për ndarjen e Kosovës dhe taksën

I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me Hashim Thaçin, Presidentin e Kosovës.

Ai ka thënë se është një kohë e gjatë prej kur nuk ka komunikim me Thaçin, prej përplasjeve të tyre për ndarjen e Kosovës.

“Ka një kohë që kemi raporte të ftohura. Nuk kemi komunikim. Është një kohë bukur e gjatë që s’na ka rënë me komuniku me Presidentin Thaçi, me pas biseda e takime”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Haradinaj ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen me këto raporte, por ka thënë se tash është herët të flitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Haradinaj ka thënë se me Thaçin ka pasur përplasje për ndarjen e taksën.

Ai ka theksuar se taksa nuk është elektorale, por strategji shtetërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?