Haradinaj: Vuçiç ta kuptojë, durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufij

“Presidenti serb, Vuçiç, duhet ta kuptoj që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë”.

Kështu shkruhet në një postim të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në “Facebook”.

Më tej në postim, thuhet se Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt. Nuk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh.

Në postimin e Haradinajt, sa i përket Listës Serbe, thuhet se duhet të kthehet në tavolinë. “Lista Serbe duhet të kthehet në tavolinë dhe të diskutojë për temat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë. Ultimatumi është qasje e gabuar dhe formula e vetme është baza ligjore dhe kushtetuese”.

SHKARKO APP