Harta e ndarjes së Gazës/ Shqipëria vendos trupa në zonën e Deir al-Balah, Kosova në veri
Pesë shtete kanë shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa në Rripi i Gazës, në kuadër të një Force Ndërkombëtare Stabilizuese të propozuar gjatë takimit të parë të Bordit të Paqes në Washington, nismë e promovuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas diskutimeve të zhvilluara, Indonezia, Maroku, Kazakistani, Shqipëria dhe Kosova janë zotuar të kontribuojnë me trupa në terren. Ndërkohë, Egjipti dhe Jordania pritet të mbështesin misionin përmes trajnimit të forcave palestineze të policisë.
Forca stabilizuese do të drejtohet nga gjenerali amerikan Jasper Jeffers, ndërsa posti i zëvendëskomandantit i është besuar Indonezisë. Presidenti indonezian Prabowo Subianto deklaroi se vendi i tij mund të dislokojë deri në 8 mijë trupa, duke theksuar se synimi është forcimi i paqes në rajon.
Megjithëse nuk ka ende detaje zyrtare mbi shpërndarjen e kontingjenteve, në rrjetet sociale po qarkullojnë skema jozyrtare që sugjerojnë zonat e mundshme të dislokimit. Forca fillestare mendohet të arrijë deri në 20 mijë pjesëtarë. Trump ka shprehur optimizëm për nismën, duke e paraqitur Bordin e Paqes si një strukturë me rol më të gjerë në menaxhimin e konflikteve globale.
KOHA JONË SONDAZH

