Hashim Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Preshevë dha rezultat

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se bashkimi i shqiptarëve në Preshevë e dha rezultatin e tij. Në një mesazh në ‘Facebook’ Thaçi pohoi se ata do të kenë më shumë deputetë që do të ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje.

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”,- ka shkruar Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?