Hashim Thaçi me probleme shëndetësore, nuk merr pjesë në seancën gjyqësore në Hagë

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka munguar në gjykimin e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Thaçi ka pasur probleme shëndetësore, dhe për këtë është pamundësuar pjesëmarrja e tij në këtë seancë.
Kjo është bërë e ditur gjatë seancës gjyqësore nga avokati i tij mbrojtës, Luka Mishetiç.
“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush”, deklaroi avokati.
Po ashtu, në lidhje me këtë çështje u deklarua edhe gjyqtari i rastit, ku tha se Thaçi pati nevojë të konsultohet me një mjek.