”Hiqni tarifat për SHBA”, presidentja Osmani: Të japim mesazhin se duam marrëdhënie të fortë

Presidentja Vjosa Osmani kërkon nga qeveria e Kosovës të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga SHBA, pasi kjo e fundit vendosi tarifën 10 për qind për importe të huaja, përfshirë Kosovën. Për të një lëvizje e tillë do të dërgonte mesazhin se Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fortë me SHBA-në.
”Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë:
Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më të begata.
Jam e bindur se kjo lëvizje do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë”, shkruan Osmani në mesazhin e saj.