Hoti takon Thaçin: Shpresoj që marrëveshja të përmbyllet muajt e ardhshëm me njohje reciproke

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Temë diskutimi ka qenë pikërisht dialogu Kosovë- Serbi, vizita në Bruksel dhe takimet me Aleksandar Vuçiç.

Hoti pas takimit ka thënë se ky është moment shumë i mirë për dialogun, dhe shpreson që në muajt e ardhshëm të përmbyllet marrëveshja me sukses dhe me një njohje reciproke nga dy vendet.

“Ky është procesi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë për të përmbyllë marrëveshjen. Kemi mbështetjen kyçe të Gjermanisë dhe Francës por edhe të SHBA-së. Për të përmbyllë një marrëveshje finale që është në interes të të dy vendeve, mendojë është është një momentum shumë i mirë, sepse kemi vëmendjen të shteteve kyçe, mbesë me shpresë që në muajt e ardhshëm të përmbyllet me sukses ky proces, me njohje reciproke”, u shpreh Hoti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?