Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:00 Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës Futbollistët shqiptarë kanë lënë gjurmën e tyre në kampionatet europiane, menjëherë pas rikthimit nga grumbullimi me Kombëtaren. Kjo fundjavë ka rezultuar mjaft pozitive për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Humbi dy djem në aksidentin tragjik me tren në Gjermani, babai rrëfen si e mori lajmin: Im bir që shpëtoi mi binte telefonit, e gjeta në gjendje shoku

Kosova E enjte, 15 Tetor 2020 21:05
Humbi dy djem në aksidentin tragjik me tren në Gjermani, babai rrëfen si e mori lajmin: Im bir që shpëtoi mi binte telefonit, e gjeta në gjendje shoku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nxënësi i shkëlqyer, Hasan Arifaj, 17 vjeç dhe vëllai i tij, Bleriani, 16 vjeç, që ëndërronte të bëhej futbollist, u goditën nga treni në Gjermani, mëngjesin e së martës, teksa kishin marrë rrugën për të shkuar në shkollë. Mrekullisht shpëtoi, vëllai i tyre 14-vjeçar, Arigoni, i cili e pa tragjedinë e vellëzërve me sy dhe më pas e telefonoi babain e tyre, Arifin, për t’i kërkuar që me urgjencë të arrinte në stacionin e trenit.

Historia e trishtë e familjes Arifaj ka pikëlluar gjithë Kosovën dhe diasporën, e sot fshati Ratish i Epërm i komunës së Deçanit, prej nga vjen kjo familje që migroi në Gjermani rreth 30 vjet më parë, ishte mbushur me njerëz e automjete, të cilët vinin për kryeshnosh.

Gazeta Express ka zhvilluar një bisedë me babanë e djemve, Arif Arifajn, i cili mes dhimbjes së madhe ka rrëfyer komplet ngjarjen.

Nga tre djem tani ka vetëm një, për çka e falënderon Zotin që i ka shpëtuar djali i dytë.
“Në vitin 1989, jam shku në mërgim. Kam kriju një familje dhe kisha tre djem. Hasanin, Arigonin dhe Blerianin. 17 vjeç, jo 16 tjetri hala dhe edhe një muaj i vogli 14 vjeç. Rasti tragjik ka qenë që si zakonisht fëmija shkojnë në shkollë, unë banoj në një qytet afër Mynheni-it, Bavari. Fëmija ku banoj prej një qyteze duhet të shkojnë të vazhdojnë mësimin në qytet”, tha babai i djemve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për djalin e madh, Hasanin, ai tha se ka qenë nxënës shumë i zoti, ndërsa djali i vogël ëndërronte të bëhej futbollist.

“Hasani ka qenë një nxënës shumë i mirë, ka qenë një nxënës shumë i zoti, kështu që atë ditë, si zakonisht shoqja ime i merr fëmijët për me shku në shkollë. Mirëpo, pak ndoshta me vonesë, qysh fëmija shkojnë në shkollë dhe i ka dërgu me makinë deri afër aty. Mirëpo në atë kohë ka ardhur treni që këta duhet të udhëtojnë me ta dhe i kanë mbyllë ato pengesat që mos me kalu automjetet dhe njerëzit. Këta tu mendu që të shkojnë ta nxajnë trenin që mos me ikë, edhe ata kanë qenë tretë, dy të parët e kan pa trenin ndalun dhe kanë mendu që treni ka ardhë dhe nuk ka tren tjetër, dhe të kalojnë ta nxojnë trenin”, rrëfen Arif Arifaj për Express.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në atë moment ka ardhë treni rajonal që ndalet vec në stacionet kryesore dhe me shpejtësi, sic e dina cfarë trena janë në shtetet e perëndimit, i ka marrë me vete dy djemt, Hasanin dhe Blerianin. Kështu që ka dashtë Zoti, dy të mi marre, një të ma lejojë. Ka mundur të jetë një tragjedi më e madhe. Ka pas ndoshta 40-50 centimetra që ka mundur ta marrë edhe tjetrin…”, vazhdon rrëfimi i tij.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11

Lajmin për aksidentin që ia mori dy djemtë, Arifi e mori nga djali tjetër, i cili e telefonoi dhe i tha që të shkonte te stacioni i trenit.
“Lajmin për këtë rast tragjik e kam marrë prej djalit që ka shpëtuar. Megjithëse ne e kemi të ndaluar ta përdorim telefonin. Por kur dikur e mora telefonin e pash që më thirri prap, më tha babi eja të lutem te stacioni se Hasanin dhe Blerianin i ka zënë treni. Ka qenë një shok për mua. Gjatë rrugës nuk kam menduar si do të vozis, me një shpejtësi jo të dëshirueshme sesi duhet arrita në vendin e ngjarjes në stacion. Edhe gjatë rrugës tentova të di a janë gjallë por s’më treguan. Kur s’më treguan, unë e dita që kanë vdekur”, tha më tej ai.

“E kam pa djalin tim dhe shoqen time në gjendje shoku”, përfundoi Arifaj, që nesër ptitet t’i varrosë dy djemtë e tij në Kosovë.

Ndërsa, Xhemajl Haradinaj përfaqesues i fshatit, tha se dhimbja është shumë e madhe për djemtë që humbën jetën në Gjermani.
“Dita e djeshme ka qenë tragjedi për të gjithë, me shku dy djem të ri. Papritur duke shkuar në shkollë, djem të familjes së mirë, që janë familje humanitare. Dhimbjen s’po mundemi me hekë, djimbja është e madhe”, tha ai.

Ndërsa, Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të organizohet nga institucionet lokale të Deçanit.

Etiketat e lidhura

Hasan Arifaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 1 minute

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 15 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 22 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 29 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.