Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:19 Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën Një tjetër talent i futbollit shqiptar ka vendosur të përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për Lutfi Dalipin, i cili tashmë ka zgjedhur zyrtarisht fanellën dardane,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

I dërguari i Trump mbërrin në Prishtinë: Nuk ndërhyj në debatin politik

Kosova E mërkurë, 22 Janar 2020 21:52
I dërguari i Trump mbërrin në Prishtinë: Nuk ndërhyj në debatin politik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të mërkurën në mbrëmje se nuk do të ndërhyjë në debatet e brendshme politike për formimin e qeverisë së Kosovës.

Ai i bëri këto komente në fillim të takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, që është edhe takimi i tij parë në kuadër të vizitës që po zhvillon në Kosovë ku të enjten do të takojë edhe përfaqësues të tjerë politik, para se të shkojë në Beograd.

Ambasadori Grenell tha se “presidenti Trump është veçanërisht i përqendruar për zgjidhjen e këtij problemi, jo duke shikuar prapa, jo vetëm duke shikuar argumentet e vjetra. Ne duam të përparojmë në këtë rajon, në Kosovë, të kemi zhvillim ekonomik për njerëzit që e meritojnë këtë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë punë dhe ardhmëri të ndritshme. Ajo që po përpiqem të bëj është që të shoh tërë këto çështje që kanë ndikim ekonomik”.

Ambasadori Grenell filli vizitën në rajon dy ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Ai tha në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara do të nxisin “të dyja qeveritë dhe udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi që të fillojnë të ecin përpara me krijimin e vendeve të punës. Komuniteti i biznesit në Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti i biznesit në Evropë duan të vijnë në këtë rajon. Por nuk mund ta bëjnë këtë nëse ka konflikt nga establishmenti politik. Ajo që po përpiqem të bëjë është të shohim përpara dhe të çojmë përpara një gamë projektesh dhe idesh për punë të paguara mirë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, falënderoi zotin Grenell dhe presidentin Trump për marrëveshjen rreth linjës linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

“Mendoj që është diçka e re, ajo që të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë është duke e bërë ambasadori Grenell dhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë se nën lidershipin e presidentit Trump do të arrijmë deri te marrëveshja finale në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, e kjo do t’i ndihmojë shumë zhvillimit ekonomik, progresit, paqes dhe stabilitetit”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasadori Grenell theksoi se presidenti Trump “është i përqendruar në këtë çështje duke thënë se kur keni një ekonomi energjike, kur njerëzit marrin pjesë në ekonomi në rrugë të reja, me biznese të reja dhe punë më të mira, atëherë çështjet politike bien, sepse njerëzit përqendrohen në jetën e përditshme”.

Zoti Grenell u emërua më 4 tetor në detyrën e re, pak kohë pasi që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte emëruar zotin Matheë Palmer si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin.

Emërimi i tyre, ndonëse kishte nxitur pikëpyetje ndër shumë vëzhgues, u mirëprit në Kosovë ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.

Vizita e tij në Kosovë ndodhë në një periudhë kur vendi ende nuk ka një qeveri të re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ambasadori Grenell tha se nuk do të përfshihet në debate politike.

Presidenti Thaçi, tha ndërkaq se ‘ambasadori Grenell është i ngarkuar special për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nga presidenti Trump, nuk është për çështje të brendshme dhe lokale politike këtu sikur që nuk janë diplomatët këtu që të interferojnë apo të bëjnë presion qoftë edhe ambasadorë në Prishtinë në çështje të brendshme dhe lokale sepse është e drejtë e secilës parti të zgjedh partnerin prandaj ne do të diskutojmë për dialogun, do të diskutojmë për çështjet që janë jetike të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe të kultivimit të përjetshëm të relacioneve në mes të Prishtinës dhe Ëashingtonit. Kështu që është jashtë agjendave lokale dhe elektorale kjo vizitë por është agjendë e planifikimit të shtyrjes përpara të dialogut për çka kom besim. Përsëri e ritheksoj se me lidershipin e presidentit Trump do t’ia arrijmë”, tha presidenti Thaçi.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 40 minutash
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 11 orësh
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërko...

Para 14 orësh

Mandatin për themelimin e qeverisë e mori në fillim të javës kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, një parti politike që ishte kritike e rreptë e mënyrës se si janë zhvilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Këto bisedime janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre. /VOA

Etiketat e lidhura

berlinRichard Grenel
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën
Tani

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë
Para 1 minute

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë
Para 2 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 10 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.