I dorëzoi detyrën Albulena Haxhiut, Osmani: Zgjodha integritetin, sepse Republika s’është instrument, është amanet
Vjosa Osmani ka reaguar pasi i ka dorëzuar detyrën e presidentes së Kosovës, kryeparlamentares Albulena Haxhiu. Në një reagim në rrjetet sociale, Osmani ka thënë se po e lë Presidencën të fortë e me aleatë, ashtu siç e kishte lënë presidenti Ibrahim Rugova.
“Jam krenare që këtë institucion po e lëmë më të respektuar në botë. Me dyer të hapura e alanca të forta. Gjatë 5 viteve ka mësuar se ndonjëherë sfidat nuk vijnë nga jashtë, por nga brenda, prej atyre që e shohin qëndrueshmërinë ndaj parimeve si pengesë dhe kur besnikëria ndaj shtetit të njejtëve nuk iu përputhet me interesat ditore.
Ndonjëherë sfidat më të mëdha nuk vijnë nga jashtë. Vijnë atëherë kur qëndrueshmëria ndaj parimeve fillon të shihet si pengesë e jo si vlerë si dhe kur besnikëria ndaj shtetit nuk përputhet me interesat ditore. Dhe pikërisht në këto momente, një udhëheqëse duhet të zgjedh mes komoditetit dhe integritetit. Unë jam e bindur se zgjodha integritetin, sepse për mua Republika s’është instrument, është amanet”, ka deklaruar Osmani.
KOHA JONË SONDAZH

