I infektuar me COVID-19? Kadri Veseli sqaron: Pas disa simptomave të lehta, sot kam bërë testin, jam izoluar deri në konfirmim të rezultatit

Kreu i PDK, Kadri Veseli konfirmon se sot është testuar për COVID-19 por pret konfirmimin e rezultatit dhe deri në atë moment është vetizoluar.

Veseli thotë se ka shfaqur disa simptoma të lehtë dhe dyshime se mund të jetë infektuar me COVID-19 prandaj sot ka kryer testin.

Por ai përkundrejt mediave kosovare nuk thotë që tamponi i tij ka dalë pozitiv me COVID-19 që do të thotë se nuk ka ende përgjigjie për kreun e PDK.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI NGA KADRI VESELI

Swiss Digital Mobile Reklama

Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?