“I mbushën foshnjës biberonin me gjakun e nënës”, Melaim Zeka kujton krimet e luftës në Kosovë

I ftuar në studion e “ABC News”, analisti Melaim Zeka komentoi situatën politike në Kosovë.

Ai komentoi akzuakuzën ndaj Thaçit e Veselit dhe u shpreh se vitet e fundit ambasadat nuk kanë qenë funksionale.

Gjithashtu rikujtoi krimet e luftës duke theksuar se Serbia ka kryer masakra në Kosovë dhe se deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar për këtë situatë.

“Vuçiç dha një deklaratë duke thënë aktorët politikë duhet të tregohen shumë të matur. Vuçiç e ka ndjerë veten si lepur përballë Thaçit i cili ka pasur përkrahjen e SHBA-së. Ambasadat tona nuk kanë qenë funksionale. Kanë qenë të tej mbushura me daja, teze, halla, edhe me dashnore të cilat i kanë dërguar jashtë. Ky është realitet i hidhur. Kosova duhet të kishte një gjykatë të fortë ndaj korrupsionit.

Sa i përket akuzuarve për krime të luftës, imagjino çfarë i ka bërë Serbia Kosovës dhe Bosnjes! Në fshatin tim një familje e kanë vrarë me kosë, e kanë prerë në fyt. Në fund, biberonin e foshnjes, e kanë mbushur me gjakun e nënës dhe biberonin ia kanë vënë foshnjes në gojë duke e lënë pranë nënës.

Kanë bërë krime çnjerëzore dhe asgjë nuk ndodh në Serbi. Prandaj them që bota perëndimore është duke bërë presion politik me Gjykatën Speciale ndaj lidershipit të Kosovës”, u shpreh Zeka.

SHKARKO APP