Ilir Kulla: Duan çnjohjen e Kosovës së Pavarur. Kush fshihet prapa dhe gabimi që bëri Thaçi

Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Ilir Kulla, ka dhënë versionin e tij lidhur me situatën aktuale që po ndodh në Kosovë me akuzat për krime lufte ngritur ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Kulla e tha prerë në “Open” se e gjitha kjo po bëhet për çnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe se pas këtij skenari gjendet Serbia e mbështetur nga sponsorët e saj ndërkombëtarë.

Ai gjithashtu kritikoi politikbërjen e Kosovës, duke u shprehur se politikanët kosovarë duhet të hiqnin dorë nga lufta e brëndshme.

“Është e qartë që në krye të historisë është zhbërja e njohjes së Pavërësisë së Kosovës. Politikanët e Kosovës duke luftuar me njëri-tjetrin kanë harruar arsyen pse janë aty. Ka qenë gabim i Thaçit dhe gjithë të tjerëve që e votuan këtë Gjykatë.

Thaçin e kthyen se me shpalljen e akuzave ishte e qartë që ndodhi direkt pas vizitës së Presidentit Vucic në Rusi, ku takoi Putin.

Rusia dhe Serbia nuk e kanë hequr çnjohjen e Kosovë kurrë nga axhenda e tyre politike dhe gjendemi në pozitë qesharake që nga një anë i gjuajmë me gurë Perëndimit dhe nga ana tjetër i gjuajmë Gjykatës.

Nuk ka një fuqi apo dy fuqi që s’janë dakort që kur u ngrit kjo Gjykatë, qëllimi është zhbërja e Pavarësisë së Kosovës duke goditur autoritetet politike të shtetit të Kosovës, nga Serbia dhe sponsorët e saj ndërkombëtarë,” tha Kulla.

SHKARKO APP