Incident i pazakontë në konferencën e Thaçit, arrestohet një person që sulmoi Presidentin

Një person ka rënë në prángat e pòlicisë pasi shkaktoi një incident të pazakontë gjatë fjalës së Presidentit Hashim Thaçi që po fliste në oborrin e Kuvendit të Kosovës në një konferencë për mediat. Teksa po komentonte fjalimin për formimin e qeverisë, qytetari u dëgjua duke bërtitur me fjalët “Hájn”, e “pronto”.

Thuhet se personi në fjalë u ndalua nga Policia e Kosovës. Në fjalën e tij, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi foli për formimin e qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin dhe deklaroi se është një ditë e rëndësishme pasi sipas tij u vu një gur tjetër në themelet e demokracisë.

“Tani nuk kemi kohë asnjë dite, duhet te fillojmë të punojmë më sfidat që kemi. E dëgjova me vëmendje Avdullah Hotin në Kuvend, e mirëpres angazhimin e tij për lùftimin e pándemisë Còvid-19, për dialogun Kosovë-Serbi, për raportin me ShBA-në”, u shpreh Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?