Incidenti i Osmanit, policia kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi
Policia në Maqedoninë e Veriut ka kallëzuar penalisht shefin e sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi, polici i cili më 1 gusht në aeroportin e Shkupit me urdhër të Gashit shkoi për të monitoruar situatën e krijuar mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe policisë kufitare e kontrollit të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut.
Ai është pezulluar nga puna dhe ndaj tij rëndojnë kallëzimet për cenim të sigurisë dhe pengim i personit zyrtarë. Procedurë disiplinore është ngritur edhe ndaj dy policëve të tjerë.
“I denoncuari ka ardhur në Aaroportin e Shkupit me veturë në parkingun e sektorit VIP. Ka dal nga vetura dhe ke nxjerr armën, e ka përgatitur dhe përsëri e ka kthyer në bel. Policit që ka qenë i sistemuar tek dera i është qasur me zë të lartë dhe i është kërcënuar.
Polici është dërguar në Aeroport nga kryetari i Kuvendit me qëllim tejkalimin e mosmarrëveshjes së krijuar me presidenten e Kosovës. Ai bashkërisht me dy policë të tjerë, duke lëvizur nëpër pjesën ku nuk e kanë të lejuar të lëvizin, i janë kërcënuar me jetë të punësuarve në TAV dhe policëve duke kërkuar që presidenten ta dërgojnë me veturë deri te aeroplani”, thuhet në komunikatën e MPB-së