Infektohet me koronavirus një hoxhë në Kosovë, karantinohet gjithë fshati
Një hoxhë nga fshati Smrekonicë të Vushtrrisë në Kosovë është infektuar me koronavirus. Kjo është konfirmuar nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.
Sipas tij, janë bërë 33 teste, 8 pozitiv, 7 prej tyre nga një familje, duke përfshirë këtu imamin e fshatit.
Mes të tjerave ai thotë:
Ne kemi marrë masa me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk po arrihet ende të gjurmohet se si ka ardhur te ne infektimi. Por, fshati është karantinuar.
Tahiri theksoi edhe njëherë rëndësinë e masave për parandalimin e Covid-19. Kujtojmë se në Kosovë numërohen 184 raste të infektuarish dhe 5 viktima.