Irritohen serbët: Qeveria shqiptare të kërkojë falje

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka kërkuar nga Shqipëria që të kërkojë falje publike për deklaratat e ministrit të Jashtëm Gent Caka. Sipas Daciç, Cakaj akuzon Serbinë se ka një “histori kriminale” dhe se politikanët e atëhershëm dhe anëtarët e grupeve paramilitare janë “në ballë të Serbisë së sotme”, raporton Telegrafi serb.

“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres faljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiç teksa ka përmendur deklaratat e Cakajt. Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë. Sipas tij deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?