Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi: Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA bën të ditur se kryeministri në detyrë Albin Kurti e di verdiktin e Speciales për katërshen e UÇK-së, i cili vendim do të shpallet më 16 shtator.
Sipas Lusguit, Albin Kurti është informuar nga sponzorët e tij në Berlin dhe Londër.
“Albin Kurti e di verdiktin e Speciales. Ai është informuar nga sponzorët e tij në Berlin dhe Londër”, ka shkruar shkurt Uk Lushi në Facebook.
Aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – do të shpallet më 16 shtator të këtij viti nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Trupi gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit për 16 shtator në orën 10:00.
Gjyqi ndaj tyre përfundoi në shkurt të këtij viti, ndërsa ata janë mbajtur në paraburgim në Hagën nga viti 2020.
Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.
Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë, Hagë, Shqipëri e Shkup.
Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
KOHA JONË SONDAZH

