FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-kryeministri Haradinaj: Rama ka punuar për ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri kosovar Haradinaj në syri,net në lidhje me padinë e kryeministrit Rama tha se “Kam dëgjuar se ka mbërritur në gjykatë. Ende nuk ka ardhur me rend dite për shqyrtim. Në Kosovë ka pritje për lan dhe mund të marrë kohë. Do ta kryej detyrën time bazë ligjit dhe do ti përgjigjem. Edhe zotit Rama do ti përgjigjem ashtu siç i takon. Ai ka punuar për ndarjen e Kosovës dhe kjo është shumë pak”, tha Haradinaj.

Sipas pretendimeve të Ramës, Haradinaj ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar.
Në padinë e kryeministrit Rama, thuhet: “Në datën 17.10.2019 dhe 29.10.2019, i padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës, Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”.

Por do t’ia jap përgjigjen Edi Ramës, përfundoi ish-kryeministri Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?