Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri: Pavarësia energjitike falë Merkelit, goditje për ndryshimin e kufijve

Ish-kryenegociatorja dhe politikanja e njohur në Kosovë, Edita Tahiri e ka cilësuar si një lajm të mirë pavarësimin e Kosovën në fushën e energjetikës duke thënë se një zhvillim i tillë është si rezultat i dialogut të Brukselit dhe marrëveshjes për energjinë të arritur në vitin 2013.

Tahiri thotë se Kosova ishte pavarësuar në fushën e energjetikës në vitin 2015 kur ishte nënshkruar anëtarësimi i KOSTT  në ENTOS, por shton se një proces të tillë e ka prolonguar dhe penguar Serbia.

Ajo shprehet se falenderimi I takon Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel të cilat hoqën pengasat dhe pohon se një veprim I tillë edhe nga ana e prtnerëve europianë, i dha një goditje të fuqishme lojërave të kufijve, sepse vulosi qëndrimin e respektimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Swiss Digital Desktop Reklama

“Falenderimi i takon kancelares Merkel dhe Gjermanisë që hoqën pengesat e tilla. Ky veprim i Gjermanisë dhe gjithë shteteve evropiane i dha një goditje të fuqishme lojërave të kufijve, sepse vulosi qëndrimin e respektimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Tahiri e cila njihet si një kundërshtuese e fortë e idesë së ndryshimit të kufijve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?