FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-ministri kosovar nga radhët e PDK-së rezulton pozitiv me Covid 19. Mesazhi që ka

Një tjetër deputet i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vet deputeti i PDK-së përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ish-ministri i Drejtësisë, Tahiri shkruan se edhe pse është përpjekur që të tregohet i kujdesshëm, ka rezultuar pozitiv me virusin. Ai njofton po ashtu se është mirë dhe se përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.

Postimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?