Izetbegoviç: Nuk besoj se Serbia do ta njohë Kosovën

Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) dhe nënkryetari i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, nuk beson se do të ketë një lider në mesin e serbëve që do ta njohë Kosovën.

Ai thotë se nëse ndodh kjo atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, ku do të ketë shumë zhurmë. “Nuk besoj se në mesin e serbëve do të gjendet një lider që do të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nëse ndodh kjo, atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, do të kërkohet kompensim për serbët dhe Serbinë. Do të ketë shumë zhurmë, që me kalimin e kohës do të heshtet dhe nuk do të sjellë ndonjë gjë. Pasi, edhe në Kosovë e edhe në Bosnjë-Hercegovinë pala serbe e ushtria serbe ka kryer krime dhe spastrime etnike”, ka thënë Izetbegoviq për “Radio Sarajevo”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?