James Rubin dëshmon në mbrojtje të Thaçit: E shmangëm një masakër të madhe në Kosovë

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dëshmitar në mbështetje të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në fjalën hyrëse, e lexuar nga avokati i Thaçit, Rubin kujtoi periudhën e bisedimeve për paqe në vitin 1999, duke theksuar se kishte pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Thaçin dhe me drejtues të tjerë të UÇK-së. Sipas tij, Thaçi nuk kishte autoritet të plotë në vendimmarrje, pasi miratimi i vendimeve varej nga struktura ushtarake e organizatës, dhe ai nuk merrte pjesë në detajet teknike të negociatave.

Rubin theksoi se qëllimi i asaj kohe ishte shpëtimi i popullatës shqiptare nga represioni, ndërsa pavarësia do të vinte si hap i mëvonshëm. Ai shtoi se përmes mbështetjes së Perëndimit dhe NATO-s, u arrit të izoloheshin grupet ekstremiste dhe të shmangej një katastrofë humanitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmia e Rubin pritet të zgjasë disa ditë dhe konsiderohet e rëndësishme për vijimin e procesit gjyqësor ndaj Thaçit në Hagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?