Jorida Tabaku në Strasburg: Konflikti në veri të Kosovës, çështje e ditës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zbardh disa nga temat që do të diskutohen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. Demokratja bën me dije se çështja e ditës do të jetë Kosova, ndërsa më tej shprehet se do të prezantojë një rezolutë për deputetin gjerman, Knut Abraham.
“Nga Strasburgu, Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës, ku çështja e ditës do të jetë Kosova. Mbas prezantimit të një rezolute me deputetin gjerman, Knut Abraham. Sot, në seancën e pasdites do të ketë një diskutim urgjent, që do të fokusohet në 3 tema kryesore:
Së pari, në dënimin e sulmit në veri të Kosovës. Vendosjen para drejtësisë të gjithë personave përgjegjës, qofshin instanca zyrtare apo grupe terroriste. Së treti, mbledhja e të gjitha provave që një hetim i plotë ndërkombëtar të vendosë përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për këtë çështje.
E pamundur që të avancohet në procesin e dialogut, nëse ky akt terrorist nuk do sqarohet me Kosovën”, u shpreh Tabaku.