Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ka shans Glauk Konjufca të bëhet kryeministër i Kosovës?

Kosova E mërkurë, 5 Nëntor 2025 15:42
Ka shans Glauk Konjufca të bëhet kryeministër i Kosovës?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithë kundërshtimin e partive të deritashme opozitare, mandatoi në orët e vona të së martës zyrtarisht Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë e re të Kosovës. Konjufca pason si mandatar Albin Kurtin, pasi ky i fundit 10 ditë më parë nuk arriti të krijojë mazhorancën parlamentare për ta bërë qeverinë. Glauk Konjufca, sipas Kushtetutës, ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur kryeministër.

Osmani: Interes i qytetarëve që të kemi institucione

Në një konferencë për media, Presidentja Osmani tha se gjatë ditës së martë zhvilloi takime edhe me krerët e partive të tjera më të mëdha parlamentare, të cilët, sipas Presidentes, i thanë se “nuk dëshirojnë të propozojnë mandatar”. Sipas Osmanit, në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese thuhet se, nëse pas dy tentimeve nuk zgjidhet Qeveria e Kosovës, “atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Është interes i qytetarëve që të kemi institucione dhe të bëhen çdo përpjekje të mundshme që të krijohen, që së paku të miratojnë vendime të rëndësishme në të mirë të qytetarëve”, tha Osmani, duke përmendur votimin e zgjatjeve buxhetore apo edhe të një buxheti të ri për vitin 2026. Osmani tha se si presidente ka “vlerësuar se është në interes të Kosovës të provohet të krijohet Qeveria, që këto vendime të mos presin edhe disa muaj të tjerë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidentja Osmani tha se LVV-ja e ka bindur se ka gjasa që ta formojë ekzekutivin, ndërkaq tha se garanci nuk i ka dhënë sepse nuk kërkohet me Kushtetutë. “Askund në Kushtetutë dhe aktgjykime nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasës. Garancia jepet në Kuvend, kurse gjasat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy apo më shumë kandidatë, unë duhet ta shihja se kush i ka gjasat më të mëdha. Nga LVV-ja kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat. Mua më takon që të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa”, tha Presidentja.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Para 19 orësh
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

10 Nëntor 2026, 21:33
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

10 Nëntor 2026, 20:00

Kundërshtime nga partitë e deritanishme opozitare

Partitë politike të deritashme opozitare menjëherë, sapo Vetëvendosja propozoi Konjufcën mandatar për krijimin e qeverisë, reaguan ashpër dhe të gjitha njëzëri kundërshtuan atë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në një komunikatë për media, tha se është e qartë se LVV nuk ka shumicë shqiptare në Kuvend, duke e cilësuar si humbje kohe dhe “zvarritje të panevojshme” mandatimin e një kandidati të ri për postin e kryeministrit.

“Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”, thotë PDK-ja përmes një kumtese për media. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, propozimin e Konjufcës e cilësoi si “shfaqje teatrale” të LVV-së, si “mandatar pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik”. Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se presidentja nuk ka mandat që ta mandatojë askënd për formimin e qeverisë “pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme”.

Mandatimin e Konjufcës për kryeministër ndërkaq e mbështeti grupi i deputetëve të pakicave jo serbe në Kuvendin e Kosovës. Glauk Konjufca, nga ana e tij, tha se “dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, por jo koalicion”. Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Kush është Glauk Konjufca?

Glauk Konjufca është një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, që nga themelimi i saj, rreth dy dekada më parë. Në vitin 2010 ai u zgjodh për herë të parë deputet dhe më pas shërbeu si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës (2011–2014). Në legjislaturat pasuese, si deputet, ai udhëhoqi Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Pas zgjedhjeve të vitit 2019, Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa më vonë shërbeu edhe si ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë Kurti, deri në qershor 2020. Nga viti 2021 deri këtë vit, kur u mbajtën zgjedhjet, ai shërbeu sërish si kryetar i Kuvendit.

Cakolli: Precedent i rrezikshëm

Njohësit e rrethanave politike thonë se mandatimi i Glauk Konjufcës si propozim i dytë nga Vetëvendosja në përpjekjen për krijimin e qeverisë së re është vetëm hapi i parë në një proces më të gjatë, jo një akt kushtetues në vetvete. “Gjasat për formim të qeverisë duhet të jenë të matshme dhe të verifikueshme. Çdo veprim pa prova reale do të ishte i diskutueshëm dhe do të krijonte precedent të rrezikshëm për të ardhmen, ku dy parti, mbase edhe me numër të njëjtë të deputetëve, do të mund të pretendonin njësoj se kanë shumicën, dhe vendimi i Presidentes do të mbetej në terren subjektiv”, thotë Eugen Cakolli nga instituti KDI, që vazhdimisht monitoron punën e Kuvendit të Kosovës. Por ai thotë po ashtu se “nuk mund të anashkalohet e as të injorohet fakti politik dhe juridik se gjatë konsultimeve shumica absolute e partive parlamentare janë shprehur hapur kundër formimit të një qeverie të re në këtë legjislaturë”.

Mandatari i ri për kryeministër, Glauk Konjufca, sipas Kushtetutës, ka afat deri më 19 nëntor për ta paraqitur kabinetin dhe programin qeverisës në Kuvend dhe për të siguruar të paktën 61 vota. Nëse deri atëherë nuk arrihet votimi me sukses, më 20 nëntor Presidentja duhet ta shpërndajë Kuvendin, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja. Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së tyre, ndërsa Ligji për Zgjedhjet i jep Presidentes deri në 10 ditë kohë për ta bërë shpalljen e datës së zgjedhjeve, nga momenti i shpërndarjes së Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, në zgjedhjet e 9 shkurtit doli e para me 48 ulëse, por nuk ka siguruar vende të mjaftueshme që do t’i mundësonin të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera, të cilat nuk duan koalicion me Vetëvendosjen. Në këto zgjedhje PDK-ja fitoi 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në. Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e pakicave të tjera jo serbe./DW/

Etiketat e lidhura

Glauk Konjufca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.