Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

 Kabineti ministror i Vuçiqit në Kazerma ushtarake – oficerët në “male”!

Kosova E diel, 2 Maj 2021 21:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Selia e re e Qeverisë së Serbisë, përkohësisht, nga Beogradi do të zhvendoset në Nish, me rastin e organizimit të Forum biznesit serbo-shqiptar, në të cilin do të jenë të pranishëm dy kryeministrat: Aleksandër Vuçiq e Edi Rama, me kabinetet e tyre ministrore dhe 300 kompanive vendore dhe rajonale.

Nga Sevdail Hyseni

Siç bënë të ditur, Agjencia e Lajmeve “Tanjug” dhe gazeta me tirazh më të madh në Serbi, “Blic”-i, gjatë disa ditëve të punës në Nish, anëtarë të Kabinetit Vuçiq do të diskutojë me bashkëbiseduesit e ekonomisë, bashkëpunimit ndërkombëtar, politikën e tregtisë, por edhe për paqen, stabilitetin dhe marrëdhënie më të mira në rajon.

Lidhur me këtë Forum ekonomik, me karakter ndërkombëtarë, i cili do të filloj më 13  e do të përfundoj, më 19 tetor, për gjashtë ditë rresht, në qytetin e Nishit, të dytin më të madh në Serbi, pas Beogradit, kanë filluar përgatitjet e nivelit të lartë, meqë do të jetë hera e parë që kryeministri Vuçiq, në mënyrë të tillë, organizon punën e tij. Ai, nuk do të ketë hotele të shtrenjta dhe luksoze, por me ministrat e tij do t’i kaloj netët nëpër dhomat e oficerëve ushtarak të Kazermës ushtarake të Nishit.

Kryetari i qytetit nikoqir të Forumit të biznesit serbo-shqiptar, Darko Bulatoviq, i tha “Tanjug”-ut, se bisedimet do të zhvillohen në prani të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të akredituar në Beograd. Temë bisede në kuadër të këtij Forumi, do të jenë zhvillimi ekonomik, hapja e disa fabrikave të reja, pastaj do të nënshkruhen kontrata protokolare për ndërtimin e kompanive në të ardhmen, vizita e projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës, siç është Qendra Klinike e Nishit, e cila duhet të përfundojë vitin e ardhshëm si dhe do të flasin për trashëgiminë kulturore dhe historike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një fokus të ngjarjeve qendrore të Forumi të ndërmarrjeve të Serbisë dhe Shqipërisë, do të marrin pjesë mbi 200 kompanive vendore dhe rreth njëqind të tjera rajonale. Ndonëse akoma nuk dihen të gjitha detajet e agjendës së punës së qeverisë në Nish, kryeministri Vuçiq, kishte paralajmëruar më herët se, ai dhe ministrat e tij do të vizitojnë komunat në Toplicë, Jablanicë, Pirot, Pçinji dhe Qarkut Nishava. Gjatë këtij turneu diplomatik, gjithashtu, nuk dihet se a do të vizitohen komunat shqiptare në jug të Serbisë – Lugina e Preshevës, të cilat bëjnë pjesë në Rrethin e Pçinjit dhe Jabllanicës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si do që të jetë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilat administrohen nga Serbia, është një surprizë e këndshëm, meqë nga ky Forum, do të aktualizohet gjendja e tyre e mjeruar ekonomike, varfëria ekstreme dhe harresa e qeveritare për të investuar në jug të saj, të përbërë nga pakicat kombëtare, siç janë shqiptarët.

 Vlen të theksohet se Rrethi i Pçinjit, me shtatë komuna, ku bën pjesë edhe Bujanoci dhe Presheva, gjendet në jug të Serbisë dhe paraqet rajonin më të prapambetur ekonomikisht, në shkallë republike. Dikur, në komunizëm, ky rreth administrativ me qendër në Vranjë, ishte njëra nga qendrat udhëheqëse industriale, sidomos në infrastrukturën e pambukut, duhanit, metaleve etj. Izolimi politik dhe ekonomik disavjeçar, ka rrënuar fabrika politike e kombëtare, duke e kthyer këtë rajon nga më të varfrit në rajon. Gjithashtu, ky Forum i lartë, me karakter ndërkombëtarë, nuk do të kalojë pa jehonë në Kosovë, Shqipëri e vetë Serbinë, e cila, kohëve të fundit, skena e saj politike, është acaruar pas miratimit të Ligjit për Trepçën, gjigantin ekonomik, në Kuvendni e Kosovës dhe arrestimin e drejtorit të Policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11

Kur t’i shtohen këtyre zhvillimeve jo të këndshme dhe të volitshme për skenën politike të Beogradit, të cilës i dhemb zemra për Trepçën dhe përgatitjen e liderëve të “Zajednicës”, serbe për bojkotimin e institucioneve në Kosovë, Forumi biznesor shqiptaro-serb, nuk do të kaloj pa shtrëngime të muskujve dhe “mimikave” të fytyrës. Po ashtu edhe për palën shqiptare Nishi, apo Naissus-i, ngallë në kujtesën e tyre nostalgjinë për aromën e fryteve të Mollës së Kuqe, e cila figuron në analet e historisë, si vise shqiptare. Nishin e forumit të biznesit shqiptaro-serb, e njohin edhe ata shqiptarë të cilët e lanë shëndetin nëpër Kazamatet e burgjeve famëkeqe dhe historinë e këngës së dhimbshme të Çanakalasë, kullës së ndërtuar me kafka njerëzish, si trashëgimi kulturore.

*Autori është gazetar e publicist nga Lugina e Preshevës, kryetar i Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 22 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 22 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 23 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.