Katër shqiptarë në sulmin e Vjenës, një terrorist, një viktimë dhe dy policë
Sulmi terrorist në Vjenë la pas 4 të vdekur dhe 22 të plagosur. Në ngjarjen e rëndë janë përfshirë katër shtetas me origjinë shqiptare, të cilët kanë role të ndryshme në aktin që tronditi Austrinë dhe gjithë botën.
Mediat kanë identifikuar si autor të sulmit, Kujtim Fejzullahi, me orgjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Gazeta “Expres” njofton se sipas raportimeve të mediave austriake, Fejzullahi me origjinë shqiptare ishte i skeduar nga shërbimi sekret austriak, pasi ishte në mesin e 90 islamistëve që nuk u lejuan nga autoritetet për të shkuar të luftojnë drejt Sirisë. Për pjesëmarrjen në këtë organizatë terroriste, Kujtim Fejzullahi ishte dënuar me 22 muaj burgim. Sipas ministrit të Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer deri më tani, Fajzullahi është autori i vetëm i këtij akti makabër. “Tani për tani nuk ka prova për një autor të dytë”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Një prej viktimave që shkaktoi sulmi i Fjezullahut është shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Nexhip Vrenezi, 21 vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, teksa u qëllua u qëllua për vdekje në momentin kur kishte dalë nga lokali ku po pinte kafe, për të ndezur një cigare.
Ndërkohë edhe mes forcave të policisë së Austrisë që ju përgjigjën në kohë rekord sulmit ka pasur shqiptar. Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi sot se janë tre oficerë të policisë austriake, me orgjinë shqiptare që kanë marrë pjesë në sulmin për neutralizimin e Kujtim Fejzullahit.
Mediat në Kosovë kanë publikuar identitetin e një prej oficerëve të policisë që u përballën me terroristin, ajo është Doruntina Miroci e lindur në Kosovë dhe me banim prej vitesh në Austri. Ndërkohë një tjetër efektivë i policisë speciale të Austrisë që ka marrë pjesë dje në neutralizimin e terroristit është Adem Demiri.
Lexoni edhe…
- Ja kush është autori shqiptar i sulmit terrorist në Vjenë
- Ish-kreu i SHIK: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur
- Kjo është policja shqiptare që mbrëmë u përball me terroristët në Vjenë
- Mes viktimave dhe një shqiptar nga Struga
- Imami shqiptar: Çdo sulm terrorist është tradhti ndaj njerëzimit dhe Islamit
- Shqiptarë, mos u ndjeni fajtorë. Terroristi s’ka kombësi, ai është thjeshtë një vrasës!