Kelmendi: Nuk do jetë e lehtë që Rama e Kurti të gjejnë gjuhën e përbashkët
Për herë të parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sfidoi homologun Edi Rama duke i përmendur Makroshengenin shqiptar. Por sipas gazetarit nga Kosova Adriatik Kelmendi kjo është lojë fjalësh e përdorur nga Kurti, pasi ende nuk ka shprehur qëndrimin përfundimtar për minishengenin ballkanik.
Sipas Kelmendi të dy kryeministrat ishin të vendosur, ndaj do të jetë e vështirë që Rama e Kurti të gjejnë rrugën e përbashkët.
Adriatik Kelmendi: Siç duket edhe duke parë dy karakteret e dy kryeministrave u panë qëndrimet e tyre të fuqishme. U përmend makroshengen një vizion i cili besoj se e tha Kurti për ta shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë, për shkak se ende nuk e ka të formësuar një qëndrim të prerë Kurti, i cili gjatë gjithë kësaj kohë, kur politikanët e tjerë kosovarë janë shprehur hapur për shengenin ballkanik, Kurti është shprehur iu rezervuar. Ai shkoi në një simbolike tjetër duke përdorur edhe lojë fjalësh. Tha jam për një makroshengen shqiptar fillimisht, por u pa që as zoti Rama nuk tha diçka për të kaluar pyetjen, por ishte i prerë kur tha se makroshengeni shqiptar nuk mund të kalojë pa u bërë minishengeni ballkanik. Kjo tregon se do të jetë jo e lehtë që dy kryeministrit karizmatikë të gjejnë një gjuhë të përbashkët.