FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërkohej në të gjithë Europën, shqiptari kapet në hotelin me 5 yje

Kishte mbërritur në një hotel me pesë yje në Forte dei Marmi për ditët e festive, duke u prezantuar në recepsion me një dokument fals, por nuk ka mjaftuar e gjithë kjo për t’u shpëtuar forcave të rëndit.

Një shqiptar 32-vjecar, i dënuar dhe kërkuar prej kohësh, u kap ditën e sotme nga policia, raportojnë mediat italiane.

Nga hetimet doli e vërteta e gjeneraliteteve në dokumentet e identifikimit. Dyshimet kanë qenë të mëdha nga punonjësit e hotelit, që edhe pse pranuan dokumentin e identifikimit, lajmëruan menjëherë forcat e rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

32-vjeçari shqiptar, akuzohej për trafik dhe shpërndarje droge edhe më parë, dhe ishte dëbuar nga shteti fqinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nëpërmjet dokumenteve fals, kishte gjetur mënyrën për të hyrë sërish në Itali, dhe me jetë luksoze prej turisti.

Forcat e rendit e shoqëruan në aeroportin e Fiumicinos, për ta kthyer në Shqipëri. Më pas do të denoncohet në prokurori për mashtrim me gjeneralitete false ndaj forcave të rendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?