Kërkon 25 mijë euro, arrestohet zyrtari i policisë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës përmes rrugëve operative janë informuar se një zyrtar i policisë së Drejtorisë së Mitrovicës së Veriut ishte i përfshirë në një aktivitet të kundërligjshëm.

Sipas të dhënave fillestare, i dyshuari D.K., pjesëtar i Policisë së Kosovës në Njësinë Reaguese të Shpejtë – Drejtoria Rajonale Veriu, ka kërkuar 25.000 euro nga një qytetar për t’i mundësuar transferimin e pajisjeve të një fabrike nga komuna e Zveçanit në komunën e Graçanicës.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore që ka përfshirë grumbullimin e informacioneve shtesë në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Swiss Digital Desktop Reklama

IPK ka filluar hetimi penal me dyshimin se nga zyrtari policor janë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje e ryshfetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar në Kodin e Procedurës Penale hetuesit e IPK-së kanë siguruar urdhëresën për masa të fshehta nga Gjykata Themelore e Mitrovicës duke përfshirë këtu edhe masat e fshehta të hetimit respektivisht simulimit të veprës penale.

Gjatë arrestimit tek i dyshuari janë gjetur 12.500 euro, të cilat dyshohet që i ka pranuar nga ankuesi.

Të dyshuarit të arrestuar nga hetuesit e IPK-së me vendim të prokurorisë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?