Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:48 Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah Barcelona ka marrë një vendim për të mos rrezikuar me Lamine Yamal. Talenti spanjoll ka shfaqur shqetësime në kyçin e djathtë të këmbës dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kiçmari: Shqipëria e Kosova s’duhet t’i garantojnë Serbisë dalje në Adriatik, në Uashington s’pati marrëveshje

Kosova E hënë, 7 Shtator 2020 22:22
Kiçmari: Shqipëria e Kosova s’duhet t’i garantojnë Serbisë dalje në Adriatik, në Uashington s’pati marrëveshje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik në prani të presidentit Trump në Uashington më 4 shtator.

Të shumta ishin reagimet nga opinioni pulik shqiptar, teksa disa e shihin si diçka historike, e disa të tjerë shihin Serbinë si më të avantazhuar.

Për diplomatin Sabri Kiçmari, Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i garantojë Serbisë dalje në detin Adriatik, përmes liqenit të Ujmanit.

Sabri Kiçmari: ”Mendoj që Shqipëria dhe Kosova në raport me Serbinë, duhet t’i koordinojnë veprimet e tyre, dhe qasja e Serbisë në Adriatik, nuk duhet t’i garantohet në asnjë rrethanë. Serbia në rradhë të parë duhet të reflektojë për mënyrën se si ajo është sjellë me qytetarët e Kosovës gjatë luftës. Duhet të reflektojë me sjeljen e saj me Kosovën pas shpalljes së pavarësisë. Pra, një logjikë totalitare, me elementë mesjetare, dhe në koalicion me Rusinë e Bjellorusinë, që nuk i bën mirë Europës. Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i garantojnë dalje në Adritatik Serbisë.”

Në një lidhje përmes Skype për ‘RTV ORA’, Kiçmari tha se janë nënshkruar dy dokumente veçmas nga Hoti dhe Vuçiç me titull normalizijm ekonomik.

Për të, nuk ishte një marrëveshje, por një dakordim.

Sabri Kiçmari: ”Janë dy letra që presidenti Trump i ka nënshkruar, drejtuar njëra kryeminsitrit Hoti, dhe tjetra presidentit serb Vuçiç. Më pas, janë dy dokumente me titullin normalizimi ekonomik, të cilët janë nënshkruar veçmas nga Hoti dhe Vuçiç. Pra, nuk është fjala për një marrëveshje biletarale e ndërkombëtare, por një dakordim e cila nuk është detyruese për asnjërën palë, nuk dërgohen për ratifikim në parlamente. Janë dakordime si pasojë e faktit që Të treja palët nuk kanë mundur të dakordohen për një dokument të përbashkët. Nuk është fjala për një marrëveshje historike. Një marrëveshje historike do ishte nëse do kishte një njohje të ndërsjelle midis Kosovës dhe Serbisë.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas Kiçmarit, përmes këtij nënshkrimi, Serbia depërton mallrat e saj në rajon.

Sabri Kiçmari: ”Nëse shohim formuilimet e dy dokumenteve të ndara që janë nëshkruar nga Hoti dhe Vuçiç, formulimi në këto dokumente avancon Serbinë, sepse do ketë hapësirë për qarkullimin e mallrave në rajon, si pjesë e minishengenit. Kosova do të ketë pamundur të pengojë depërtimin e mallrave serbe. Serbia ka fituar një premtim të Kosovës që mos të aplikojë në organinzatat ndërkombëtare. Ka një formulim për depërtimin e mallrave serbe deri në Adriatik pa u pyetur fare Shqipëria.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vënia në diskutim për liqenin e Ujmanit, për diplomatin, është një veprim i gabuar.

Sabri Kiçmari: ”Fakti që qeveria e Kosovës e ka vënë si diskutim një mundësi të tillë për Ujmanin, mendoj se është një veprim i ngutshëm, i gabuar dhe i panevojshëm. Liqeni i Ujmanit, është një resurs jetik për ekonominë e Kosovës, një reskurs i domosdoshëm dhe jetik për qytetarët e Kosovës. Është territor që nuk negociohet. Nuk do duhej bërë një gjë e tillë.”

Mund t'ju interesojë

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Para 47 minutash
Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37

Kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiç u takuan ditën e sotme (7 shtator) në Bruksel. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogunMirosllav Lajçak, ka thënë se mes përfaqësuesve të këtyre dy shteteve në Bruksel, është arritur përparim i plotë në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjes së personave të pagjetur dhe të zhvendosur.

Etiketat e lidhura

Sabri Kiçmari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah
Para 1 minute

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri
Para 14 minutash

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet
Para 18 minutash

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?
Para 23 minutash

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.