Kim Mehmeti: Presidenti i Kosovës ia doli – e bëri vendin me qeveri të ‘Listës Srpska’!
Nga Kim Mhemeti –
“Keni kujdes sepse tani, kur më në fund ia doli ta rrëzojë qeverinë e partive shqiptare dhe ta bëjë Kosovën me qeveri të ‘Listës Srpska (pra me qeveri të kontrolluar e të varur nga vullneti i Beogradit) Presidenti i Kosovës mund të shkojë edhe përtej kësaj: të nxitë ndonjë konflikt ndërshqiptarë?!
Pyetni pse? Sepse vetëm kështu mund t’i hapet ‘dera’ Beogradit që të vijë në Veri për t’i ‘mbrojtur’ serbët e vet të ‘rrezikuar’ nga shqiptarët dhe, kështu ta merr atë që i është premtuar! E që pastaj Serbisë fare të mos i pengojë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, e për çka ne do i këndojmë këngë patriotike Presidentit të sotëm të Kosovës!
Nëse e gjitha kjo që thash më lartë ju tingëllon si pjellë e imagjinatës krijuese, atëherë mundohuni t’i përgjigjeni pyetjes: cili politikan shqiptar me mendje të shëndosh do ia rrëzonte Kosovës qeverinë e përbërë nga partitë shqiptare, që në vend të saj të vinte në pushtet një qeveri në duart e ‘Listës Serpska’, pra e kontrolluar nga Beogradi?!”