FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konjufca dhe deputetja e VV tërhiqen nga kandidatura për president

Zv/kryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka thënë se përmes çështjes së presidentit, opozita dëshiron ta rrëzojë Qeverinë.

Ai deklaroi se partitë opozitare e dijë saktë se nuk mund ta përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të 28-dhjetorit dhe nuk mund t’i marrin 50% në zgjedhjet e parakohshme. Konjufca theksoi po ashtu se jemi në situatën kur opozita mund të ketë president por nuk dëshiron të ketë president.

Gjithashtu Glauk Konjufca gjatë fjalës së tij ka thënë se tërhiqet nga kandidatura për president. Pas tij fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçkau e cila po ashtu deklaroi se e tërheq kandidaturën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?