FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konjufca: Lëvizja Vetëvendosje nuk insiston që president të zgjidhet patjetër i preferuari i saj

Nga Pallati i Kongreseve në Tiranë, ku ishte i pranishëm për Samitin e IV-të të Diasporës Shqiptare, zv/kryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca u përgjigj për zgjedhjen e presidentit që do të pasojë Vjosa Osmanin.

Konjufca tha se Lëvizja Vetëvendosje po tregohet më elastike në proces, duke pranuar që kandidati për president të mos jetë domosdoshmërisht i preferuari i saj, por mjafton që të jetë një figurë që gjen konsensus dhe mbështetje edhe tek opozita në Kosovë.

”Bisedat po vazhdojnë nëse keni mundur ta ndiqni mes kryeministrit dhe partive politike. Tashmë ka takuar kryetarin e LDK-së. Një ftesë ia ka dërguar dhe Partisë Demokratike. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilave me siguri që kryeministri do t’u përgjigjet shpejt. Janë përpjekje që të mund të arrijmë në një marrëveshje, e cila ka në fokus vetëm zgjedhjen e presidentit”,-tha Konjufca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?