Koronavirusi në Kosovë, regjistrohen 10 viktima dhe 340 raste të reja

Të premten në Kosovë janë regjistruar 340 raste të reja me koronavirusin brenda 24 orësh.

Shifra e publikuara kanë ardhur si pasojë e ekzaminimit të  2.715 testeve, thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Sipas raportit janë shënuar gjithashtu edhe 10 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.568 që nga fillimi i pandemisë. Nga virusi janë shëruar 411 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.737 gjithsej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 19 shkurt 2021 në Kosovë janë regjistruar 65.690 raste me koronavirus prej të cilëve 57.385 janë shëruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?