Koronavirusi në Kosovë, regjistrohen 297 raste të reja dhe 5 viktima

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se janë regjistruar 297 raste të reja me koronavirus nga 2.667 teste të kryera.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, 5 paccientë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç).

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se rastet e para me koronavirus, Kosova i regjistroi më 13 mars, 2020 dhe që atëherë, janë shënuar 65.065 infektime. Prej tyre, 1.553 persona kanë humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste aktive aktualisht janë 6.857 në të gjithë vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?