Kosova drejt heqjes së vizave, por çfarë duhet të dinë kosovarët për të udhëtuar në Shengen?

Zyrtarisht sot Kosova mori dritën e gjelbër përmes rekomandimit pozitiv për heqjen e vizave nga Komisioni Evropian.

Por çfarë duhet të dinë qytetarët e Kosovës kur liberalizimi i vizave të hyjë në fuqi, gjë që pritet të bëhet deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër?

Kosovarët mund të udhëtojnë në gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Këto dy shtete nuk janë pjesë e Zonës Shengen, prandaj edhe në vijim, shtetasit e Kosovës do të duhet të marrin vizë për të shkuar në këto vende.

Për të udhëtuar në Zonën Shengen ju duhet të keni pasaportë biometrike dhe qëndrimi mos të jetë më shumë se 90 ditë, në të kundërtën do të hyni në të ashtuquajturin “shengen i zi”.

 

SHKARKO APP