Kosova drejt karantinës, në fundjavë mbyllen të gjithë aktivitetet

Kosova që pej ditës së sotme, deri të hënën do të futet në izolim, për shkak të rritjes së rastve të reje me koronavirus. Mediat kosovare bëjnë me dije se, nisur nga nga situata, që është krijuar si pasojë e Covid-19, Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 ka propozuar masa të reja. Mësohet se ditën e sotme do të njoftohet vendimi për mbylljen e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 ( e Premte ) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00, përveç furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

MASAT QË JANË VENDOSUR:

1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 ( e Premte ) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:

1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

1.2 Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

1.3 Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e Covid-19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

1.4 Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit.

2. Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.

SHKARKO APP