Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova merr vendimin e menjëhershëm, heq nga përdorimi mbi 133 mijë vaksina AstraZeneca

Kosova E enjte, 2 Shtator 2021 10:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria e Shëndetësisë ka hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina AstraZeneca, të cilave u ka skaduar afati ditën e djeshme. Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se të njëjtat kanë qenë donacion nga Norvegjia.

I pari i Shëndetësisë tha se ka pasur shumë dezinformata edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës rreth afatit të këtyre vaksinave. Sipas tij, kjo ka ndikuar në uljen e interesimit të qytetarëve të Kosovës për të marrë këtë vaksinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Megjithatë, Vitia tha se Kosova ka doza të mjaftueshme, teksa informoi se vaksinimi nga java tjetër do të fillojë edhe në ditët e vikendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai bëri të ditur se në qendrat e vaksinimit aktualisht në nivel vendi janë 108 mijë e 856 doza Pfizer dhe 46 mijë e 947 doza AstraZeneca.

“Sot janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina nga kompania AstraZeneca pjesë e donacionit nga Norvegjia të cilave iu ka skaduar afati. Natyrisht se kjo nuk është një lajm i mirë, si MSH qysh në fillim kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti. Pavarësisht kësaj ka pasur edhe shumë dezinformata përfshirë fatkeqësisht këtu edhe deputetë të Kuvendit të Republikës për afatin e këtyre vaksinave. Përveç të tjerash kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qytetarëve për të marrë këtë vaksinë deri në refuzim të marrjes së këtyre vaksinave. Natyrisht ashtu siç e kemi cekur disa herë, në ballafaqim me pandeminë e sidomos pas përhapjes së variantit delta ne nuk jemi në situatë kur duhet të zgjedhim vaksinat, sidomos kur ato janë të sigurta”, tha ai.

Ministri Vitia u shpreh se për të dhe qeverinë ka qenë e rëndësishme siguria dhe cilësia e vaksinave, e për këtë tha se nuk kanë pasur dhe as nuk do të kenë kompromis.

Ai u shpreh se të gjitha vaksinat që janë në stoqe të Ministrisë së Shëndetësisë janë të sigurta, teksa njoftoi se në fund të javës do të pranojnë 150 mijë vaksina nga Gjermania.

“Vaksinat që janë në stoqet tona janë vaksina të sigurta dhe për këtë jo vetëm ne, garantojnë edhe mekanizma si OBSH, ECDC e mbi të gjitha EMA dhe FDA. Ju siguroj se aktualisht kemi mjaftueshëm vaksina dhe nuk do të lejojmë në asnjë moment që stoqet tona të mbeten pa to për asnjë moment të vetëm. Presim në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër të marrin edhe 150 mijë vaksina nga Gjermania dhe një javë më pas, pra në javën e tretë të shtatorit edhe 100 mijë të tjera nga Italia. Janë donacione të miqve tanë që në këtë kohë janë treguar solidar dhe ju jemi çdo herë mirënjohës për këtë çështje. Edhe këto vaksina janë AstraZeneca me afat deri në nëntorin e këtij viti, por gjithashtu presim në fillim të javës tjetër të vijnë edhe pjesa tjetër e vaksinave të prodhuara nga kompania Pfizer përmes COVAX nga donacioni i SHBA-ve prej 500 mijë dozave. Si dhe mbi 200 mijë doza nga kontrata bilaterale që kemi me kompaninë Pfizer dhe të cilat vazhdojnë të vijnë në fillim të çdo jave. Me një fjalë do të kemi mjaftueshëm vaksina”, tha ai.

Kreu i Shëndetësisë njoftoi se nga java e ardhshme vaksinimi i qytetarëve do të bëhet edhe gjatë vikendeve.

“Gjatë muajit gusht janë administruar mbi 410 mijë vaksina dhe në shtator ky numër do të rritet akoma. Ekipet e vaksinimit do të intensifikojnë punën dhe do të vazhdojnë punën edhe gjatë vikendit filluar nga vikendi i ardhshëm, jo nga ky vikend po nga vikendi i ardhshëm”,deklaroi Vitia.

Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pa të cilën tha se do ta kenë vështirë të përballojnë valët e paralajmëruara të përhapjes së virusit.

Etiketat e lidhura

AstraZenecakosova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 41 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 46 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 1 ore

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 1 ore

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.