Kosova “ndëshkon” Serbinë

Në mungesë të dialogut, Kosova vendos tarifë ndaj dy mallrave të Serbisë. Bëhet fjalë për një shumë prej 3 centësh për kilogram në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve dhe po 3 centë për blloqet standarde që prodhohen në shtetin fqinj.

Vendimi u bë I ditur nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, që saktësoi se është një masë mbrojtëse anti-damping që do të thotë se këto mallra shiten në tregun e Kosovës me çmim më të ulët se sa në tregun e Serbisë.

“Hetimet janë zhvilluar në përputhje me ligjet, departamenti i Tregtisë ka gjetur se çmimi i ulët po ndikon në shtimin e importit të koncentratit dhe dëmton prodhuesit vendorë të këtyre produkteve. Ne kemi pranuar rekomandimin për masën mbrojtëse të antidamping. Masa në importin e koncentratin e kafshëve është caktuar ndaj katër kompanive”, thotë ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari.

SHKARKO APP