Kosova pa Kuvend as pas 19 përpjekjesh

Janë bërë 19 seanca që nuk kanë arritur që të kemi konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sërish u tentua të ngrihet komisioni për votim të fshehtë dhe partitë e tjera përpos Lëvizjes Vetëvendosje refuzuan të bëhen pjesë dhe ta votojnë të njëjtin.

Partia Demokratike ftoi Albin Kurtin që të reflektojë dhe të ndërrojë emrin e kandidatit për kryeparlamentar. Lidhja Demokratike tha se nuk do të votojnë një kandidat me mendësi antikushtetuese, duke vënë theksin sërish të një marrëveshje e munguar politike.

Aleanca akuzoi Kurtin se po zvarrit qëllimshëm krijimin e institucioneve të reja në mungesë të numrave. Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill ndërsa do të vazhdojë të premten më 23 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?