FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me programin bërthamor të Iranit, duke e cilësuar rritjen e armatimit nuklear si kërcënim serioz për sigurinë globale.

“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin,” ka deklaruar Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka shprehur shqetësimin e tij veçanërisht për vendet autoritare që, sipas tij, po zhvillojnë programe për t’u pajisur me armë të shkatërrimit në masë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, shkroi Kurti.

Kurti tha se Republika e Kosovës qëndron përkrah qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian lidhur me kërcënimin që paraqet programi bërthamor i Iranit.

“Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare”, tha kryeministri në detyrë.

Ai shtoi se SHBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. SHBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur.”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?