Kosova regjistron 23 raste pozitive dhe 1 viktimë nga Covid-19

Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar 23 raste pozitive nga ekzaminimi i 2.460 testeve të dyshuara me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

Nga ana tjetër bëhet me dije se është raportuar vetëm 1 person i cili nuk ia ka dal dot të luftonte COVID-19 dhe ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?