Kosova regjistron 8 viktima dhe 632 raste të reja me koronavirus

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 8 viktima dhe 632 raste të reja të infektuara më koronavirus.

Rastetet e reja kanë dalë pas ekzaminimit të 3.621 testeve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që nga COVID janë shëruar dhe 397 persona, derisa 10.318 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 75.380 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.682 kanë vdekur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?