Kosova, shuplakë fytyrës Serbisë

Presidentja Vjosa Osmani i kërkon Indisë që të njohë Kosovën. Kurse zv/kryeministri, Besnik Bislimi, thotë se Kosova e ka lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të lobimit për njohje të reja. ”Moratoriumi ka pasur mandat 1 vjeçar. Dhe afati i tij, ka skaduar në 4 shtator”, tha Bislimi.

Shtatorin e vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje në Uashington, në bazë të së cilës Serbia duhet të pezullonte fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës, ndërsa Prishtina duhet të respektonte një moratorium njëvjeçar, për të mos aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në 3 shtator, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA ka kërkuar nga të dy vendet vazhdimin e tij. Presidenti serb, Aleksandar Vuçic tha muajin e kaluar se “nëse dikush merr vendim për ta njohur Kosoven si shtet të pavarur, Beogradi do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.

SHKARKO APP