Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova s’ka gjasa reale për statusin e vendit kandidat

Kosova E shtunë, 22 Janar 2022 15:26
Kosova s’ka gjasa reale për statusin e vendit kandidat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria e Kosovës planifikon që gjatë këtij viti të dorëzojë edhe kërkesën formale për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e kishte thënë në fund të vitit të shkuar kryeministri Albin Kurti, ndërsa e ka përsëritur së fundi edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, në një postim në Twitter pas takimit me shefat e përfaqësive të vendeve të BE-së në Prishtinë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Nuk është hera e parë që nga autoritetet e Kosovës paralajmërohet aplikimi për anëtarësim në BE, por Kosova nuk e ka bërë asnjëherë deri më tash këtë hap.

Mund t'ju interesojë

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Para 12 orësh
Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Para 14 orësh
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

12 Tetor 2026, 20:49

Kjo, sipas burimeve diplomatike, për shkak të “këshillave të miqve”, të cilët kanë tërhequr vërejtjen se një kërkesë e tillë nuk do të kishte gjasa të kalonte në Këshill për shkak se Kosova nuk është njohur nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së e procesi i zgjerimit, në secilin hap, është proces ku vendimet merren me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kështu, Kosova vazhdon të mbetet i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka kërkuar formalisht anëtarësim në BE, ndërkohë që BE-ja përsërit se “Kosova ka perspektivë evropiane”.

Kësaj radhe në Bruksel nuk duan të përgjigjen në mënyrë direkte në pyetjet specifike se si do të veprojë BE-ja pasi Kosova ta dorëzojë formalisht kërkesën për anëtarësim. Por, burimet në institucionet e BE-së thonë se kjo është një çështje që i takon Kosovës, në njërën anë, dhe shteteve anëtare të BE-së, në anën tjetër. Me gjithë hezitimin që të flasin publikisht, disa bashkëbisedues të Radios Evropa e Lirë në Bruksel kanë thënë se “nuk shohin gjasa reale që kërkesa e Kosovës për anëtarësim të kalojë në Këshill”.

Nga Komisioni Evropian, organ ekzekutiv i BE-së që ka një rol për të analizuar dhe rekomanduar procesin e zgjerimit, por jo edhe të marrjes së vendimeve, po ashtu nuk kanë dashur të përgjigjen në pyetjen se si do të veprojnë në rast se Kosova aplikon për anëtarësim.

Në një përgjigje të dërguar në emër të Komisionit Evropian, Ana Pisonero, zëdhënëse për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit, ka thënë:

“Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. BE-j vazhdon ta mbështesë Kosovën që të afrohet me BE-në, dukë nisur përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, e cila hyri në fuqi në vitin 2016. Rrugëtimi evropian i Kosovës varet, po ashtu, nga normalizimi i raporteve me Serbinë”.

Më pas ajo ka shtuar se “Traktati i Bashkimit Evropian (neni 49) është i qartë sa i përket kritereve dhe procedurave për aplikim për t’u bërë vend anëtar i BE-së, përfshirë edhe faktin se aplikacionet i nënshtrohen vendimit të Këshillit me unanimitet”.

Sa i përket qëndrimit ndaj statusit të Kosovës kjo zëdhënëse ka përsëritur se “Komisioni Evropian është neutral”.

Në të kaluarën zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, kishte thënë se “Kosova nuk mund të aplikojë sepse për BE-në nuk është shtet sovran pasi nuk është njohur nga të gjitha shtetet”, e më vonë ishte përmirësuar se “secili mund të aplikojë, por është çështje tjetër sa reale do të ishte që ai aplikacion të kalojë”.

Por, ka edhe diplomatë në Bruksel, të cilët thonë se e kuptojnë edhe Kosovën kur thotë se duhet të aplikojë në mënyrë që të konkretizohet më shumë ajo që quhet “perspektivë evropiane”, sidomos duke pasur parasysh hendekun e madh që është krijuar në këtë “rrugëtim evropian” mes Kosovës dhe të gjithë të tjerëve në rajon.

Megjithatë, edhe ata diplomatë nuk e shohin reale që në këto rrethana të ketë ndonjë përgjigje pozitive nga BE-ja. Si shkak përmendin qëndrimet mjaft të ashpra, e në disa raste edhe agresive, të disa shteteve anëtare të BE-së kundër çfarëdo trajtimi të Kosovës si shtet nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Vetëm Parlamenti Evropian në raporte Kosovën e trajton si shtet, duke përdorur flamurin dhe duke mos përdorur asteriskun dhe fusnotën në emrin e Kosovës dhe në Rezoluta të Parlamentit vazhdimisht kërkon nga pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë. Por, rezolutat e Parlamentit Evropian nuk janë obliguese për vendet anëtare.

Disa diplomatë rikujtojnë se Spanja, madje, kishte paditur në Gjykatën Evropiane Komisionin Evropian për një marrëveshje me Kosovën duke arsyetuar se “Kosova nuk është shtet sovran”. Por, Spanja në këtë rast kishte humbur me pranimin e arsyetimit të Komisionit Evropian se ka kompetenca që në disa fusha të ketë “marrëveshje edhe me entitete që nuk janë shtete sovrane”.

Në rastin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE do të jetë shumë më vështirë të tejkalohet vetoja e shteteve që nuk e kanë njohur, pasi ato që quhen “Kriteret e Kopenhagës” përmendin emërtimin “shtet”.

“Secili shtet evropian, i cili respekton vlerat e përmendura në nenin 2 dhe është i përkushtuar për t’i promovuar ato, mund të aplikojë për anëtarësim në union”, thuhet në kapitullin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, që në rastin e zgjerimit janë të njohura si “Kriteret e Kopenhagës”.

Në rastin e Kosovës, diplomatët dyshojnë se nuk ka kushte formale për të marrë statusin e kandidatit pasi Kosova për BE-në nuk e përmbush kriterin të jetë “shtet”, për shkak se nuk është njohur si e tillë nga pesë vende anëtare. E vendimet në Këshill për statusin e kandidatit miratohen me unanimitet nga të gjitha shtetet.

Zakonisht kërkesa për anëtarësim nga ndonjë shtet që synon integrimin në BE i dorëzohet shtetit që ka kryesimin e radhës të BE-së. Nëse Kosova do ta bëjë këtë gjatë vitit 2022, atëherë ose duhet t’ia dorëzojë Francës deri në fund të muajit qershor, ose Çekisë, e cila e merr kryesimin e radhës të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti.

Pastaj, ai shtet konsultohet me vendet tjera anëtare dhe nëse ka pajtim, Këshilli i jep Komisionit Evropian detyrën që të përgatisë mendimin nëse janë përmbushur kushtet për status kandidati dhe nisje të negociatave të anëtarësimit. Pas mendimit të Komisionit dhe dhënien e pëlqimit nga Parlamenti Evropian, Këshilli vendos në secilin hap në procesin e anëtarësimit.

Faza e negociatave, e cila përfshin hapjen apo mbylljen e kapitujve të caktuar, është fazë e raporteve “ndër-qeveritare”. Prandaj, edhe takimet ku hapen apo mbyllen negociatat, hapen apo mbyllen kapitujt apo blloqet e caktuara të kapitujve, quhen “konferenca ndër-qeveritare”.

Disa diplomatë në Bruksel përmendin rastin e fundit me Maqedoninë e Veriut për të përshkruar se sa vështirë është të arrihet konsensus në procesin e zgjerimit. Mjafton një shtet i vetëm anëtar, në këtë rast është Bullgaria, që për çfarëdo arsye të mos e japë pëlqimin, që të bllokohet vendimi. Prandaj, nuk kanë nisur negociatat e anëtarësimit megjithëse të gjitha vendet tjera janë pajtuar se janë përmbushur të gjitha kushtet.

Kush u tërhoq nga procesi i negociatave të anëtarësimit në BE?

Aktualisht, janë vetëm tri shtete kandidate, të cilat formalisht janë duke negociuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Turqia, Mali i Zi dhe Serbia. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë statusin e vendit kandidat, me vendimin për nisjen e negociatave me kusht që të miratohet korniza negociuese e BE-së, por nuk kanë nisur negociatat.

Bosnja e Hercegovina ka aplikuar për anëtarësim, por Komisioni Evropian nuk ka dhënë akoma mendimin pozitiv për përmbushjen e kushteve për dhënien e statusit të kandidatit këtij shteti.

Kosova është i vetmi vend për të cilin thuhet se ka “perspektivë evropiane” e që nuk ka aplikuar për anëtarësim. Islanda ka qenë i vetmi vend, i cili vetë, në mënyrë unilaterale, ka hequr dorë nga qëllimi për t’u bërë anëtar i BE-së dhe është tërhequr nga procesi i negociatave të anëtarësimit.

Norvegjia ka qenë i vetmi vend evropian që i ka përmbyllur negociatat e anëtarësimit, ka nënshkruar Traktatin për anëtarësim në BE, por kjo është refuzuar nga qytetarët e saj në referendum, prandaj asnjëherë nuk është bërë anëtar.

Mbretëria Bashkuar është i vetmi shtet, i cili është larguar nga anëtarësia në BE.

Maroku kishte aplikuar, po ashtu, për anëtarësim në BE, por kjo kërkesë nuk ishte shqyrtuar me arsyetimin se nuk e përmbushë kriterin gjeografik, pra nuk është “shtet evropian”.

Kriteret kryesore për t’u bërë anëtar i BE-së për një vend kandidat janë të ndara në tri grupe: politike, ekonomike dhe administrativo – institucionale. Ato politike përfshijnë garantimin e stabilitetit të institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. Kriteret ekonomike kërkojnë që shteti të ketë ekonomi funksionale të tregut, të gatshme për t’u përballur me forcat konkurruese në treg. Kriteri administrativ institucional kërkon që shteti përkatës të ketë të vendosura të gjitha strukturat për të zbatuar ligjet e përbashkëta të BE-së dhe obligimet si anëtar i plotfuqishëm.

Në raste kur merret vendimi politik për t’i dhënë statusin e kandidatit një vendi, atëherë analizohet në detaje se sa i gatshëm është ai shtet për t’u anëtarësuar në BE. Dhe, varësisht nga niveli i përmbushjes së standardeve të BE-së zhvillohet edhe procesi i negociatave deri tek anëtarësimi. Por, tash BE-ja, pos gatishmërisë së vendit kandidat për t’u bërë anëtar, ka vendosur si kusht edhe që BE-ja të jetë e gatshme për t’u zgjeruar dhe për të pranuar anëtarë të rinj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.