FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosovë, certifikohen zgjedhjet: LVV forca e parë me 53 ulëse

Në Kosovë është mbyllur përfundimisht procesi i numërimit të votave. Parti e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.13%, apo 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, apo 22 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69%, ka fituar 18 ulëse, si dhe Aleanca, me 6.74%, shtatë ulëse. Komunitetet joshumicë kanë siguruar 20 ulëse.

Kuvendi ka afat tridhjetë ditë që të mblidhet për t’u konstituuar. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se certifikimi ndodhi pas refuzimit të ankesave nga Gjykata Supreme në lidhje me rezultatin zgjedhor.

Kushtetuta parasheh që pas certifikimit, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh. Aty duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, e më pas mund të vazhdohet me procedurat për formimin e Qeverisë apo edhe zgjedhjen e presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?